Juventusi shumë pranë Khedirës

Skuadra e Juventusit është shumë pranë që të arrijë një marrëveshje zyrtare me Real Madridin për transferimin e mesfushorit, Sami Khedira.

Sport

26/05/2015 20:38

Juventusi është duke shpresuar që sa më shpejtë të përfundojë marrëveshjen për transferimin e Khedirës.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka fluturuar për në Gjermani gjatë ditës së sotme, për të biseduar me agjentin e Khedirës.

Mesfushori është një lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Real Madridin i skadon gjatë kësaj vere.

Ai nuk ka luajtur me Los Blancos që nga muaji mars, teksa vetëm disa ditë më parë e ka konfirmuar largimin nga Bernabeu.