Juventusi po përgatit transferimin e Mascheranos

Sipas mediave italiane, mësojmë se Juventusi është duke shikuar transferimin e lojtarit të Barcelonës, Javier Mascheranon.

Sport

03/08/2015 10:44

Tuttosport raporton se Juventusi është duke planifikuar transferimin e Mascheranos.

Ai shihet si zëvendësues i Sami Khedira i cili ka pësuar një lëndim në takimin ndaj Marseilles.

Biankonerët duhet të gjejnë patjetër një zëvendësues të Khediras, pasi lojtari pritet të qëndrojë jashtë fushave të loëjs për një kohë mjaft të gjatë.