Juventusi përgatitet për revolucion, këto do jenë katër transferimet e para

Real Madrid është shndërruar në një “makth” për Juventusin.

Sport

05/04/2018 19:35

Pas mposhtjes në finale sezonin e kaluar, Real Madrid është pranë eliminimit të kampionëve të Serie A edhe këtë sezon nga Liga e Kampionëve.

‘Los Blancos’ pothuajse e kanë kryer në ndeshjen e parë punën me Juventusin, duke i mposhtur 0-3 në udhëtim.

Kjo humbje ka bërë që Juventus të mendojë për sezonin e ardhshëm, ndërsa mediet në Itali zbulojnë edhe emrat që po kërkon Giusseppe Marotta.

Mbrojtësi Hector i Kolnit, Rabbiot i PSG-së, Emra Can i Liverpoolit dhe Anthony Martial i Manchester United, janë katër emrat e favorizuar për t’iu bashkuar Juventusit./Lajmi.net/