Juventusi në ankth për Paulo Dybalan

Paulo Dybala kishte një start të ngadalshëm, por që tani ka filluar ta rimarr veten.

Sport

17/10/2018 09:14

Paulo Dybala është ri-ftuar nga Argjentina, pas ndeshjes së mirë që zhvilloi kundër Irakut.

Ylli i Juventusi bërë një shfaqje të mirë në humbjen 1 me 0 ndaj Brazilit, por që u zëvendësua për shkak të lëndimit, përcjell “lajmi.net”.

Dybala u larguar nga fusha në minutën e 58’, duke u zëvendësuar nga Lautaro Martinez në miqësoren e mbrëmshme.

Juventusi është i shqetësuar rreth gjendjes së tij, pasi ende nuk dihet se sa serioz është lëndimi. /Lajmi.net/