Juventusi me ofertë të papritur për mesfushorin e njohur (FOTO)

Juventusi i ka bërë një ofertë Wolfsburgut për mesfushorin Luiz Gustavo, të cilin kërkon ta huazojë me opsionin e blerjes në fund të sezonit.

Sport

27/01/2017 16:39

Sipas ‘Gianluca Di Marzio’ përcjell lajmi.net, Juventusi i ka ofruar dy milionë euro Wolfsburgut, dhe 15 milionë euro tjera nëse dëshirojnë ta transferojnë atë gjatë verës.

Juventusi është në kërkim të një mesfushori pas dështimit për të nënshkruar me Axel Witsel, pasi ky i fundit zgjodhi Kinën.

‘Zonja e Vjetër’ pret përgjigje të shpejtë nga skuadra gjermane, pasi që deri në mbylljen e afatit kalimtar të dimrit kanë mbetur edhe pak ditë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6