Juventusi me dy mungesa të mëdha në finale

Skuadra e Juventusit do të ketë dy mungesa mjaft të mëdha për finalen e Kupës së Italisë në ditën e mërkurë ndaj Lazios.

Sport

17/05/2015 18:54

Juventusi do të ketë dy mungesa të mëdha për finalen e Kupës së Italisë ndaj Lazios për shkak të suspendimeve.

Sulmuesi Alvaro Morata dhe mesfushori Claudio Marchisio do të jenë lojtarët që do të mungojnë në këtë finale për shkak të suspendimit.

Përndryshe, Juventusi kërkon ta fitojë këtë trofe, dhe nëse arrin të triumfojë në finalen e Ligës së Kampionëve, atëherë skuadra italiane do të fitonte tripletën.