Juventusi lëshon pikë

Juventusi nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te Fiorentina, duke e bërë kështu Kampionatin Italian mjaft interesant.

Sport

05/12/2014 22:42

Juventusi ka barazuar pa gola në udhëtim te skuadra e Fiorentinës, duke i lënë kështu hapësira Romës për ta bërë garën për Scudetton sa më interesante.

Ndeshja ishte kryesisht e balancuar dhe me raste nga të dyja skuadrat, të cilat kërkonin të shënonin gol.

Sidoqoftë në fund rezultati mbeti ai i fillimit të takimit. Me këtë pikë, Biankonerët janë në vendin e parë me 35 pikë, katër më shumë se Roma që ka një ndeshje më pak.