Juventusi lëshon pikë (Video)

Juventusi nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në shtëpi të vet, ku është ndalur nga Sampdoria me rezultat 1-1.

Sport

14/12/2014 14:22

Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi me anë të Patrice Evra, i cili shënon me kokë.

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 51’ i sapofuturi në lojë, Gabbiadini shënon për të barazuar rezultatin.

Me këtë barazim, Juventusi është në kuotën e 36 pikëve, katër më shumë se Roma që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Video