Juventusi kërkon të forcojë mbrojtjen, në listë dy lojtarë të talentuar

Nikola Milenkovic dhe Joachim Andersen janë lojtarët që po monitorohen nga Juventusi.

Sport

13/11/2018 16:11

Zonja e Vjetër’ mbetet e interesuar për të forcuar mbrojtjen në për sezonin e ardhshëm.

‘Tuttosport’ shkruan se Bianconerët janë të interesuar të nënshkruajnë me një mbrojtës, dhe në listën përfundimtare janë Nikola Milenkovic i Fiorentinës dhe Joachim Andersen i Sampdorias, përcjell ‘lajmi.net’.

Nikola Milenkovic është 21 vjeçar ndërsa Joachim Andersen 22 vjeçar, dhe nga Juventusi po cilësohen si investime afatgjata për të ardhmen.

Vlen të ceket se asnjëri prej tyre nuk do të mundë të transferohet pa paguar së paku 25 milionë euro.

Transferimi i ndonjërit prej tyre do t’i hapte rrugë largimit të Medhi Benatia, që po kërkohet në Premierligë./Lajmi.net/