Juventusi kërkon shkëmbimin e ‘çmendur’ me Liverpoolin

Juventus është gatë të bëjë një lëvizje sensacionale në verën e vitit 2019.

Sport

14/02/2019 08:30

Kampionët dhe liderët e Serie A, janë të gatshëm t’i ofrojnë Liverpoolit kartonin e sulmuesit Paulo Dybala dhe një shumë të konsiderueshme parash, në shkëmbim të Mohamed Salah.

‘Tuttosport’ shkruan se gjiganti i Serie A dëshiron të sjellë në Itali lojtarin e vitit në Premierligë, duke i ofruar Liverpoolit kartonin e Dybala dhe rreth 50 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net’.

Paulo Dybala është shënjestër edhe e Real Madridit dhe Manchester United, që asnjëherë nuk e kanë fshehur admirimin për argjentinasin.

25 vjeçari është pjesë e Juventusit që nga viti 2015, duke shënuar 118 gola në 54 paraqitje./Lajmi.net/