Juventusi kërkon Matën

Skuadra italiane, Juventusi do të tentojë të transferojë mesfushorin e Manchester United, Juan Matën.

Sport

06/09/2014 22:16

Sipas raporteve më të reja të bëra nga Mirror, mësojmë se Juventusi gjatë afatit kalimtar dimëror, do të tentojë të bëj transferimin e mesfushorit të Manchester United, Juan Matës.

Me transferimin eventual te Juventusi, Juan Mata do të mund të luajë edhe në Ligën e Kampionëve, pasi United gjatë këtij viti nuk ka marrë pjesë në këtë garë.

Arritja e Di Marias dhe disa lojtarëve tjerë te Manchester United, mund të bëjnë që spanjolli të konsiderojë një transferim te skuadra italiane gjatë Janarit.

Ende nuk është raportuar oferta me të cilën skuadra e Juventusi, është duke menduar për të filluar negociatat për këtë transferim.