Juventusi jep një lajm të rëndësishëm për Cristiano Ronaldon

Juventusi ka dhënë një lajm të rëndësishëm për Cristiano Ronaldon.

Sport

13/07/2018 19:13

Ylli portugez do të mbërrijë në Torino ditën e hënë.

Juventusi në faqen zyrtare ka njoftuar se më 16 korrik (e hënë), Ronaldo do të arrij në Torino për të finalizuar transferimin te kampionët e Serie A.

Kujtojmë se Juventus ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Ronaldos në Itali për 105 milionë euro./Lajmi.net/