Juventusi identifikon transferimin e parë për janar

Juventusi është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Wolverhampton, Ruben Nevas.

Sport

22/11/2018 11:34

21 vjeçari i është bashkuar skuadrës angleze në vitin 2017, duke i ndihmuar ata që të arrijnë promovimin në Premierligë.

Reprezentuesi portugez ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 12 ndeshjet e Premierligës këtë sezon.

‘Tuttosport’ raporton se Neves është në listën e dëshirave të Juventusin për afatin kalimtar të janarit, përcjell ‘lajmi.net’.

Gazeta beson se drejtori sportiv Fabio Paratici ka mbajtur një takim rreth kësaj çështje me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes.

Mendes përfaqëson edhe lojtarët si Joao Cancelo dhe Cristiano Ronaldo./Lajmi.net/