Juventusi i përgjigjet Man Utd për Douglas Costan

Juventus kanë refuzuar ofertën e Manchester United për Douglas Costa.

Sport

26/12/2018 16:12

Rruga për transferimin e Douglas Costas te Manchester United po bëhet më vështirë se sa është menduar.

‘Calciomercato’ raporton se Juventusi ka refuzuar ofertën prej 54 milionë euro të Manchester United për anësorin brazilian, përcjell ‘lajmi.net’.

‘Rai Sport’ ka shkruar javën e kaluar se Manchester United kanë dërguar një ofertë te Juventus për ish anëtarin e Bayern Munich, e cila tashmë është refuzuar.

Costa po zhvillon sezonin e dytë te Juventus, ndërsa verën e fundit kompletoi transferimin pas një viti të kaluar si i huazuar në ‘Allianz Stadium’./Lajmi.net/