Juventusi i pandalshëm (Video)

Juventusi ka arritur ta shkatërrojë dy herë brenda pak ditëve skuadrën e Veronës, pasi kësaj radhe arriti ta mposht me rezultat të lartë prej 4-0.

Sport

18/01/2015 22:35

Fati i këtij takimi u vendos në minutat e para të tij. Pogba 3’ dhe Carlos Tevez në minutën e 7’ shënuan dy gola të shpejtë për Biankonerët.

Në pjesën e dytë erdhën dhe dy gola tjerë nga Zonja e Vjetër, të cilat u shënuan nga Pereyra 66’ dhe Carlos Tevez 74’.

Me këtë fitore, Juventusi është në krye të tabelës së Serie A me plotë 46 pikë, pesë më shumë se Roma që është në vendin e dytë.

Video