Juventusi i kthehet interesimit për Drogban

Juventusi e ka rikthyer interesimin për Didier Drogban. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë mund të arrijë në Torino pa para, pasi kontrata me Galatasarayn i skadon gjatë kësaj vere.

Sport

03/06/2014 10:41

Rikthehet në ‘modë’ në shtëpinë e Juventusit emri i Didier Drogbas. Sipas asaj që shkruan \’Sky\’, drejtuesit Bianconeri janë duke u bindur me kohë që ta konkretizojnë këtë transferim.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë do të mund të arrinte në Torino pa para, pasi kontrata e tij me Galatasarayn ka skaduar në fund të këtij sezoni.

I vetmi problem është mosha e lojtarit dhe rroga e tij. Gjithashtu, për Drogban flitet se mund të kthehet në Chelsea.