Juventusi hidhet pas Schmelzerit

Gjiganti italian, Juventusi është duke kërkuar të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të Borussia Dortmundit, Marcel Schmelzer.

Sport

09/12/2014 16:00

Sipas të përditshmes italiane, La Gazzetta dello Sport, mësojmë se Juventusi është duke kërkuar të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të Dormtundit, Marcel Schmelzer.

Besohet se skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri, do të bëj çmos që ta sjellë mbrojtësin e Dortmundit në Itali, menjëherë gjatë afatit kalimtar dimëror.

Skuadra gjermane është duke kaluar një sezon shumë të vështirë në Bundesligë, dhe kjo mund të jetë arsyeja që disa nga yjet e saj mund të largohet nga Signal Iduna Park.

Të njëjtën gjë më parë e kanë bërë Mario Gotze dhe Robert Lewandowski, të cilët janë transferuar te Bayernit, teksa në janar pritet që nga Dortmundit të largohet edhe Marco Reus.