Juventusi, fitore të artë ndaj Cagliarit (Video)

Juventusi ka arritur të shënojë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te skuadra e Cagliarit, të cilën e mposhti me rezultat të sigurtë prej 3-1.

Sport

18/12/2014 20:52

Në minutën e 3′ Carlos Tevez shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi, para se në minutën e 15′ Arturo Vidal të shënojë një gol të bukur për të dyfishuar epërsinë.

Në minutën e 50′ Llorente shënon për 3-0 para se Rossettini pesëmbëdhjetë minuta më vonë të ngushtojë epërsinë e Biankonerëve.

Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Allegri është në krye të tabelës së Serie A me 39 pikë, katër më shumë se Roma që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Video