Juventusi feston me fitore

Juventusi e ka festuar titullin e kampionit në Serie A me fitore. Bianconeri ia dolën ta mposhtin Atalantan të hënën mbrëma me rezultat minimal, 1:0, falë golit të Simone Padoin.

Sport

05/05/2014 23:59

Juventusi është në festë. Bianconeri e mposhtën Atalantan në Torino, duke e festuar njëkohësisht titullin e kampionit në Serie A.

Goli i Simone Padoin, i realizuar në minutën e 72-të, ishte i mjaftueshëm për ekipin e Antonio Contes, i cili vendosi t’ua japë rastin disa rezervistëve në ndeshjen e zhvilluar në Juventus Stadium.

‘Zonja e Vjetër’ e festoi titullin e 30-të në kampionatin italian të futbollit, të tretin rresht.