Juventusi është mbreti

Juventusi e ka demonstruar se është mbret i Italisë. Bianconeri ia dolën ta mposhtin Romën në kryeqytet me rezultat minimal, 1:0. Pablo Osvaldo e ndëshkoi ish skuadrën e tij.

Sport

11/05/2014 20:42

Juventusi ka treguar se përse është ekipi më i mirë në Itali. ‘Zonja e Vjetër’ ia doli ta mposht Romën në kryeqytet me rezultat minimal, 1:0, duke e konfirmuar forcën e tij.

Pablo Osvaldo e ka ndëshkuar skuadrën e tij në minutën e 90-të të ndeshjes, për ta ngritur ekipin e Antonio Contes në kuotën e 99 pikë, rekord absolut në futbollin italian, e me gjasa reale për ta arritur shifrën prej mbi 100 pikësh.