Juventusi e zëvendëson Allegrin me trajnerin që bëri historinë në Ligën e Kampionëve

Massimilano Allegri është i prirur për t’u larguar nga Juventus në fund të sezonit, me Zinedine Zidanen që mund të zë vendin e tij.

Sport

05/01/2019 09:51

51 vjeçari po drejton Juventusin që nga korriku i vitit 2014, kur zëvendësoi të larguarin Antonio Conte.

Allegri gjatë kësaj periudhe ka fituar katër tituj të Serie A, ndërsa dy herë ka dërguar skuadrën deri në finale të Ligës së Kampionëve, për t’u mposhtur nga Barcelona dhe nga Real Madrid.

Edhe pse ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2020, ish trajneri i Milanit mund të largohet në fund të sezonit,nëse edhe këtë vit nuk arrin të fitojë Ligën e Kampionëve.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, trashëgimtari i tij në stolin ‘Bianconer’ do të jetë ish trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, përcjell ‘lajmi.net’.

Marrja e drejtimit të Juventusit, do të ishte një kthim në Torino për Zidanen, që ka luajtur për këtë skuadër nga viti 1996 deri në vitin 2001.

Zidane së fundi ka drejtuar Real Madridin, me të cilën skuadër ka bërë historinë duke fituar tre radhazi tre tituj të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/