Juventusi e vërteton forcën, me një lojtar më pak e deklason Udinesen

Juventusi ka vërtetuar forcën edhe një herë në Serie A.

Sport

22/10/2017 19:51

Edhe pse me një lojtar më pak që nga minuta e 26’, ‘Zonja e Vjetër’ ka arritur të deklasojë Udinesen, 2:6.

Gjithçka nisi mirë për Udinesen, që shënoi që në minutën e 8’ përmes Perica.

Por, Juventusi u rikthye shpejtë në lojë kur shënoi autogol Samir në minutën e 14’, dhe Khedia në minutën e 20’ dërgoi për herë të parë kampionët në epërsi.

Sikurse pjesa e parë, edhe fillimi i të dytës ishte i mirë për Udinesen, që barazoi në 2:2 përmes Danilos.

Kjo ishte e gjitha që bëri Udinese, pasi Juventusi në vazhdim shënoi edhe tre gola.

Me Khediran që shënoi edhe dy herë, dhe me Ruganin e Pjanic që po ashtu u regjistruan në listën e golashënuesve./Lajmi.net/