Juventusi e ruan distancën, titulli më afër

Juventusi e ka ruajtur distancën ndaj ndjekësve në tabelë, duke iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit në Itali. Bianconeri ia dolën ta mposhtin dhe dominojnë Udinesen, 2:0, në ndeshjen e fundit të xhiros së 33-të të Serie A. Sebastian Giovinco e ka kaluar në epërsi ekipin e Antonio Contes në minutën e 16-të,…

Sport

14/04/2014 21:36

Juventusi e ka ruajtur distancën ndaj ndjekësve në tabelë, duke iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit në Itali.

Bianconeri ia dolën ta mposhtin dhe dominojnë Udinesen, 2:0, në ndeshjen e fundit të xhiros së 33-të të Serie A.

Sebastian Giovinco e ka kaluar në epërsi ekipin e Antonio Contes në minutën e 16-të, ndërsa  Fernando Llorente shënoi pas dhjetë minutash, për ta paketuar fitoren e mysafirëve.

Në fund, Udinese rrezikoi dy herë, ndërsa Muriel e qëlloi shtyllën.

Juventusi gjendet në pozitën e parë në tabelë me 87 pikë, tetë më shumë se përcjellësi kryesor, Roma.