Juventusi e fiton derbin ndaj Milanit me gol nga penalltia në minutën e 96-të (VIDEO)

Juventusi e ka fituar derbin ndaj Milanit me rezultat 2:1, me golin e fitores të shënuar në minutën e 96-të nga penalltia.

Sport

10/03/2017 22:40

Zonja e Vjetër është afruar edhe më shumë titullit në Serie A, pasi në shtëpi ka mposhtur Milanin në një ndeshje që e dominuan, por golin e fitores e shënuan vetëm në minutën e 96-të, nga pika e bardhë e penalltisë.

Juventusi e nisi mirë takimin kur në minutën e 30-të kaloi në epërsi me anë të Benatias.

Në minutën e 43’, Bacca barazoi për Milanin për 1:1.

Kur po luhej minuta e fundit, gjyqtari akordoi penallti për Juventusin për lojë me dorë nga lojtari i Milanit, penallti të cilën e shndërroi në gol Dybala./Lajmi.net/


Paolo Dybala Goal 2-1 Juventus vs Milan by enjoylivehdi


by ak-productions


Medhi Benatia Goal HD – Juventus 1-0 AC Milan… by Highlights-Serie-A

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6