Juventusi e fitoi ndeshjen vendimtare

Roma thërret, Juventusi përgjigjet. ‘Zonja e Vjetër’ e Italisë e vazhdoi rrugëtimin e sigurt drejt titullit të kampionit, duke e mposhtur Udinesen 2:0 në Friuli të dielën mbrëma. Skuadra nga Torino u rikthye +8 pikë ndaj Giallorossi, duke iu afruar edhe më shumë titullit të tretë rresht në Serie A. Sebastian Giovinco dhe Fernando Llorente…

Sport

14/04/2014 22:13

Roma thërret, Juventusi përgjigjet. ‘Zonja e Vjetër’ e Italisë e vazhdoi rrugëtimin e sigurt drejt titullit të kampionit, duke e mposhtur Udinesen 2:0 në Friuli të dielën mbrëma.

Skuadra nga Torino u rikthye +8 pikë ndaj Giallorossi, duke iu afruar edhe më shumë titullit të tretë rresht në Serie A.

Sebastian Giovinco dhe Fernando Llorente i realizuan golat e ekipit të Antonio Contes. Sulmuesi spanjoll, i cili e shënoi golin e 14-të në kampionatin italian, insiston se kjo ishte një fitore vendimtare për bardh e zinjtë.

“Ishte një ndeshje vendimtare, ishte e rëndësishme ta fitonim. Jemi të lumtur, kanë mbetur edhe pak ndeshje dhe mbetet diferenca prej tetë pikësh ndaj Romës, objektivi u afrua”, deklaroi ish futbollisti i Athletic Bilbaos.

Llorente u bë spanjolli me më së shumti gola në histori të Serie A gjatë një sezoni. Ai i ka edhe pesë lojë në dispozicion, për ta përmirësuar bilancin prej shtatë golash me kokë dhe shtatë me këmbë. Ndoshta, duke e fituar Scudetton dhe Europa League…