Juventusi e dërrmoi Atalantan

Juventusi e ka dërrmuar Atalantan, në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A. ‘Zonja e Vjetër’ fitoi me plot meritë me rezultat 4:1, për ta konfirmuar forcën dominuese në kampionatin italian. Carlos Tevez e kaloi në epërsi ekipin e Antonio Contes në minutën e gjashtë, ndërsa serinë e golave e vazhduan Paul Pogba (46’),…

Sport

22/12/2013 15:54

Juventusi e ka dërrmuar Atalantan, në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A. ‘Zonja e Vjetër’ fitoi me plot meritë me rezultat 4:1, për ta konfirmuar forcën dominuese në kampionatin italian.

Carlos Tevez e kaloi në epërsi ekipin e Antonio Contes në minutën e gjashtë, ndërsa serinë e golave e vazhduan Paul Pogba (46’), Fernando Llorente (75’) e Arturo Vidal (79’).

Ndërkaq, golin e vetëm për vendësit e shënoi Maxi Moralez, në minutën e 15-të.

Falë kësaj fitoreje, Juventusi e ruajti diferencën pesëpikëshe ndaj Romës në krye të tabelës, duke i kaluar festat e fundvitit i qetë.

Giallorossët fituan 4:0 ndaj Catanias.