Juventusi bllokon rikthimin e Moratas te Reali

Skuadra e Juventusit i ka dhënë një goditje mjaft të fortë Realit, pasi besohet se është duke punuar për të bllokuar rikthimin e Alvaro Moratas në Santiago Bernabeu.

Sport

24/05/2015 23:00

Morata e transferua te Juventusi nga Reali për 20 milionë euro, ndërsa në kontratën e tij shkruhej se ai mund të rikthehet te skuadra spanjolle, nëse ata paguajnë 30 milionë euro për të, ose 35 milionë euro pas dy vitesh.

Sidoqoftë, një gjë e tillë pritet të mos të ndodh fare, me Juventusin që dëshiron ta mbajë me çdo kusht spanjollin në skuadër.

Skuadra italiane raportohet se ka filluar bisedimet me skuadrën spanjolle, ku është shprehur e interesuar të paguajë dhe tetë milionë euro shtesë, për të bllokuar një rikthim të Moratas në Bernabeu.