Juventusi arrin marrëveshje me Arsenalin për Szczesny – Lajmi.net
Juventusi arrin marrëveshje me Arsenalin për Szczesny
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliMerkatoSerie ASport 18:22, 17 July 2017
Juventusi ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e Wojciech Szczesny për 10 milionë funte, transferim që do të kompletohet gjatë 48 orëve të ardhshme mëson ‘Goal.com’.

Portieri polak që dy edicionet e fundit i kaloi në huazim te Roma pas humbjes së vendit të titullarit te Arsenal, do të udhëtojë me shokët e skuadrës së re për në turin përgatitor në Amerikë ditën e enjte.

27 vjeçari që në Juventus do të jetë numri dy i portës pas Gianluigi Buffon, do të përfitojë 3,5 milionë funte në vit.

Polaku do të presë për të fituar vendin në portën e Juventusit edicionin e ardhshëm, kur edhe pritet të pensionohet Gianlugi Buffon./Lajmi.net/

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play iStunt 2
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Pro Kicker Frenzy