Juventus zbulon nëse Allegri do të jetë trajner i ri në Real Madrid

Juventus reagon pas spekulimeve se Massimiliano Allegri mund të jetë trajner i ri në Real Madrid.

Sport

05/06/2018 07:17

Massimiliano Allegri është objektiv i ri i Real Madridit.

“Los Blancos” janë në kërkim të një trajneri të ri pas vendimit për largim nga Zinedine Zidane. Mediat spanjolle raportojnë se skuadra madrilene ka identifikuar trajnerin e Juventusit si objektiv të ri.

Por, Gianluca di Marzio nga “Sky Sport Italia” ka përcjell reagimin e “Bianconerëve”, transmeton “lajmi.net”.

Sipas tij, Juventus ka mohuar mundësinë e largimit të Allegrit nga Torino dhe angazhimin e tij te ekipi nga Santiago Bernabeu.

Andaj, Real Madrid duhet ta vazhdojë kërkimin për zëvendësuesin e Zidanes. /Lajmi.net/