Juventus ‘vjedh’ përforcimin e Bayern Munichut (FOTO)

Juventus dhe Bayern Munich në garë për një përforcim të madh.

Merkato

28/07/2017 07:22

Juventus është në përpjekje ta mposht Bayern Munichun.

Bëhet fjalë për garën për transferimin e mesfushorit të Schalke 04, Leon Goretzka. Ai kërkohej për një kohë të gjatë nga kampioni i Bundesligës.

Por, “Tuttosport” raporton se Juventus është duke tentuar blerjen e tij para duarve të gjigantit bavarez, përcjell “lajmi.net”.

Goretzka është kërkesë e Carlo Ancelottit por në garë tani është edhe Juventus. /Lajmi.net/