Juventus: Vidal në Man Utd

Një fotomontazh është duke bërë xhiro në mediat italiane ku një faqe e rremë e Juventusit njofton se klubi ka arritur marrëveshje për shitjen e mesfushorit Arturo Vidal në Manchester United.

Sport

07/08/2014 20:02

Një faqe e rreme e Juventusit ka njoftuar se: “Klubi ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për transferimin e mesfushorit Arturo Vidal”.

Një prej telenovelave më të mëdha deri më tani gjatë këtij afati kalimtar të verës nuk e ka ndërmend të përfundojë.

Vidal është me ekipin e Juventusit në turneun përgatitor në Indonezi, kurse në media të ndryshme publikohen njoftime se Manchester United nuk e ka ndërmend të dorëzohet në shpresë për transferimin e tij.

Mirëpo, duket se dikush që e njeh mirë punën me Photoshop, është përkujdesur që t’i frikësojë tifozët e Juventusit e t’i gëzojë ata të Unitedit duke e dërguar Vidalin në Old Trafford.