Juventus vazhdon kontaktet me Shaqirin

Juventus vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e yllit kosovar Xherdan Shaqiri. Kampioni i Italisë dëshiron mesfushorin e Bayern Munichut në formë huazimi me mundësi të blerjes.

Lajme

01/08/2014 09:50

Takime me përfaqësuesit e futbollistit në përpjekje për të angazhuar një element të rëndësishëm dhe të talentuar që ende pritet të bëjë shpërthimin e vërtetë në nivelin më të lartë.

Kështu mund të përshkruhet situata aktuale mes Juventusit dhe Xherdan Shaqirit. Sipas “Goal.com”, Bianconerët vazhdojnë të jenë të interesuar për transferimin e mesfushorit kosovar.

Mirëpo, drejtuesit e gjigantit nga Torino – që kanë bërë kontakte të reja me përfaqësuesit e Shaqirit – e duan reprezentuesin zviceran në formë huazimi me mundësi të blerjes në verën e vitit të ardhshëm.

Shaqiri së fundmi raportohej se është në bisedime për vazhdimin e kontratës në Allianz Arena, por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Në Juventus, atij mund ti premtohet një minutazh më i madh se në Bayern.