Juventus, ultimatum Vidalit

Juventus i ka dhënë një ultimatum Arturo Vidalit. Mesfushori kilian ka një javë kohë që të vendos të mbetet, ose largohet nga klubi në drejtim të Manchester Unitedit.

Sport

08/08/2014 21:26

Juventus i ka dhënë një javë kohë mesfushorit Arturo Vidal që të mbetet në klub, ose finalizojë transferimin në Manchester United.

Ylli kilian kërkohet nga gjiganti i Premierligës, dhe e ardhmja e tij në Torino është vënë në dyshim.

Dhe, drejtori i përgjithshëm i Bianconerëve, Giuseppe Marotta i ka dhënë një ultimatum futbollistit duke e njoftuar se ka një javë kohë për të marrë një vendim.

Në rast të largimit të Vidalit, Juventus dëshiron të ketë kohë që të gjejë një zëvendësues të kilianit, raporton “Mediaset”.

Ndërsa, së fundmi Manchester United është raportuar se ka paraqitur një ofertë me vlerë prej 45 milionë funte për transferimin e Vidalit.