Juventus turpëron Romën

Juventusi e njoftoi Romën me humbjen e parë këtë sezon në Serie A, duke e mposhtur me rezultat 3:0 në Torino. Bianconerët morën pikë të plota falë golave të Arturo Vidal në pjesën e parë dhe Leonardo Bonuccit e Mirko Vucinicit nga penalltia, në të dytën. Roma e mbylli ndeshjen me nëntë futbollistë, pas përjashtimeve…

Sport

05/01/2014 22:07

Juventusi e njoftoi Romën me humbjen e parë këtë sezon në Serie A, duke e mposhtur me rezultat 3:0 në Torino.

Bianconerët morën pikë të plota falë golave të Arturo Vidal në pjesën e parë dhe Leonardo Bonuccit e Mirko Vucinicit nga penalltia, në të dytën.

Roma e mbylli ndeshjen me nëntë futbollistë, pas përjashtimeve të Daniele De Rossit dhe Leandro Castan. Me këtë fitore, Juventus krijoi tetë pikë epërsi në krye të tabelës.