Juventus transferon yllin e madh të rivalit nga Serie A (FOTO)

Juventus kërkon një përforcim nga Fiorentina.

Merkato

27/02/2017 10:58

Juventus ka vendosur: Federico Bernardeschi është objektivi kryesor për transferim gjatë afatit kalimtar të verës.

Mediat italiane raportojnë se “Bianconerët” kërkojnë yllin e madh të Fiorentinës. Juventus ka raport të tensionuar me Fiorentinën, përcjell “lajmi.net”.

Por, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta beson se mund ta bind reprezentuesin italian që të transferohet në Torino. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6