Juventus transferon sulmues për 30.5 milionë euro (FOTO)

Juventus ka siguruar një përforcim të ri nga Sampdoria.

Merkato

13/06/2017 20:50

Patrik Schick është futbollist i ri i Juventusit.

“Bianconerët” kanë shkëmbyer dokumentacionin e fundit me Sampdorian për transferimin e sulmuesit në Torino, raporton “Sky Sport 24”.

Juventus ka vendosur ta paguajë dëmshpërblimin e Schick me Sampdorian me vlerë prej 30.5 milionë euro në tri këse, përcjell “lajmi.net”.

Ai do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me kampionin e Serie A. /Lajmi.net/