Juventus transferon ‘Pogban’ e ri

Njësoj si me Paul Pogban, Juventus ka siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar të Paris Saint-Germain, Kingsley Coman. 18-vjeçari do t’i bashkohet kampionit të Italisë, si futbollist i lirë.

Sport

21/06/2014 14:07

Juventus ka arritur marrëveshje për transferimin e tinejxherit të Paris Saint-Germain, Kingsley Coman, si futbollist i lirë.

Njësoj si me Paul Pogban nga Manchester United, Bianconerët kanë siguruar një tjetër talent të madh.

I lindur në Paris, 18-vjeçari Coman debutoi në Ligue 1 nën drejtimin e Carlo Ancelottit si 16-vjeç, dhe për dy vite me radhë është zgjedhur futbollisti më i mirë i ri në Parc des Princes.

Sipas mediave italiane, Juventus ka arritur të sigurojë shërbimet e tij, pasi Coman refuzoi të nënshkruajë kontratë profesionale me Paris Saint-Germain.

Ai është mesfushor kreativ në qendër, por di të luajë edhe në krahun e majtë. Edhe pse mbushi 18 vjet javën e kaluar, Coman tashmë është reprezentues i Kombëtares U-21 të Francës.