Juventus – Tottenham, do të befasoheni nga futbollisti më i dobët i ndeshjes

Gianluigi Buffon fajësohet për reagimet e tij në të dy golat e pësuar nga Juventus.

Sport

14/02/2018 10:14

Juventus humbi avantazhin e dy golave duke barazuar 2:2 me Tottenham Hotspur në ndeshjen e tyre të parë në fazën eliminatore në Ligën e Kampionëve.

Por, mediat italiane kanë identifikuar fajtorin për dështimin e “Bianconerëve” në kërkim të fitores.

Portieri Gianluigi Buffon fajësohet për reagimet e tij në të dy golat e pësuar, përcjell “lajmi.net”.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 7 mars në Wembley. /Lajmi.net/