Juventus takon Shaqirin

Juventus ka caktuar një takim me mesfushorin e Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, për të negociuar rreth mundësisë së transferimit të tij në Torino.

Sport

10/10/2014 09:07

Juventus vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Xherdan Shaqirin.

Në mes të spekulimeve rreth largimit të yllit kilian Arturo Vidal, Bianconerët kanë gjetur një alternativë, kosovarin i cili nuk është i kënaqur me minutazhin e tij në Allianz Arena dhe është i interesuar të gjejë një skuadër të re.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, përfaqësues të Juventusit kanë caktuar një takim me Shaqirin, për të negociuar rreth mundësisë së transferimit të tij në Torino.

Së fundmi, ish selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld e këshilloi Shaqirin që të largohet nga Bayern për të gjetur një skuadër ku do të ketë më shumë hapësirë për lojë. Andaj, Juventus përgatit një ofertë.