Juventus shet tre futbollistë
Juventus është shumë pranë shitjes së mbrojtësve, Angelo Ogbonna, Mauricio Isla dhe sulmuesit Fernando Llorente.
Sport
Përveç përforcimeve, Juventus mendon edhe për shitje. Sami Khedira, Paulo Dybala e Mario Mandzukic tashmë janë konfirmuar në Torino.
Por, tani është koha e largimeve. Dhe, sipas mediave italiane, “Bianconerët” janë në negociata me West Ham Unitedin për shitjen e mbrojtësit Angelo Ogbonna.
Por, së bashku me të nga klubi pritet të largohet edhe reprezentuesi kilian Mauricio Isla, i cili kërkohet nga Sevilla.
Kurse, sulmuesi Fernando Llorente do t’i bashkohet Monacos, nëse klubi francez nuk vendos ta blejë Mattia Destron nga Roma.