Juventus shet Ruganin në Premierligë për 40 milionë euro

Juventus ka vendosur ta shesë Ruganin te "Blues" për 40 milionë euro.

Sport

10/07/2018 13:13

Juventus ka shitur mbrojtësin Daniele Rugani në Chelsea.

“Premium Sport” raporton se skuadra kampione nga Serie A ka vendosur ta shesë Ruganin te “Blues” për 40 milionë euro.

Rugani do të përshëndetet së shpejti me ekipin nga Torino duke u nisur për në Premierligë, përcjell “lajmi.net”.

Rugani spekulohet se ishte kërkesë e Maurizio Sarrit i cili pritet të emërohet menaxher i ri i Chelseat. /Lajmi.net/