Juventus sfidon Liverpoolin për Shaqirin

Juventus është i gatshëm të sfidojë Liverpoolin në garë për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

27/06/2014 14:05

Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri është shumë afër arritjes së marrëveshjes për transferim në Liverpool.

Mirëpo, sipas të përditshmes italiane “La Stampa”, Juventus nuk është dorëzuar me shpresë për angazhimin e yllit kosovar të Përfaqësueses së Zvicrës.

Bianconerët vazhdojnë të jenë të interesuar për shërbimet e Shaqirit, i cili është shndërruar në një prej futbollistëve më të përfolur nga Kampionati botëror, pas het-trikut që realizoi në fitoren e Zvicrës ndaj Hondurasit me rezultat 3:0, në duelin e rrethit të fundit në Grupin E.

Skautë të Juventusit kanë përcjell paraqitjet e Shaqirit në sezonin e fundit.

Dhe, ata janë duke konsideruar paraqitjen e një ofertë që mund të rivalizojë atë të bërë nga Liverpool. Kartoni i Shaqirit kushton pak më tepër se 15 milionë euro.