Juventus – Sassuolo, lajm i keq për Dybalan

Paulo Dybala rrezikon të mbetet rezervist për ndeshjen Juventus - Sassuolo në Serie A.

Sport

13/09/2018 10:58

Paulo Dybala pritet të jetë rezervist edhe në ndeshjen e radhës, Juventus – Sassuolo.

Rikthimi i vonshëm nga Kombëtarja e Argjentinës, mund t’i kushtojë sulmuesit me një tjetër duel në rolin e rezervistit.

Dybala ka qenë rezervist në dy ndeshjet e fundit në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai rrezikon që sërish të mbetet jashtë formacionit bazë për duelin e së dielës në Allianz Stadium. /Lajmi.net/