Juventus-Real, si një finale

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez e ka përshkruar “si një finale” duelin e së martës mbrëma kundër Real Madridit në kuadër të xhiros së katërt në Grupin B të Ligës së Kampionëve. Bianconerët kërkojnë fitoren e parë këtë edicion në garën kryesore kontinentale, për të shtuar shpresat e kualifikimit, kurse Los Blancos mund ta sigurojnë…

Sport

04/11/2013 14:46

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez e ka përshkruar “si një finale” duelin e së martës mbrëma kundër Real Madridit në kuadër të xhiros së katërt në Grupin B të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët kërkojnë fitoren e parë këtë edicion në garën kryesore kontinentale, për të shtuar shpresat e kualifikimit, kurse Los Blancos mund ta sigurojnë kalimin tutje edhe me një barazim.

“Ndeshja do të jetë si një finale, sepse duhet të fitojmë tri takimet e ardhshme për tu kualifikuar tutje. Është një ndeshje e vështirë, ambienti do të jetë i nxehtë por tifozët nuk luajnë, në fushë do të jemi ne”, deklaroi Tevez.

Kurse, sa i përket përballjes së re me Cristiano Ronaldon, ylli argjentinas mohoi sugjerimet se do të zhvillojë një duel personal me portugezin.

“Unë kundër Cristianos? Shpresoj të jetë një ndeshje e mirë për Juventusin, jo vetëm për mua. Ai është një kampion dhe duhet ta mbulojmë mirë. Nuk ia kam zili për asgjë. Është fenomen, por i besoj kualiteteve të mija. Reali është skuadër krejt tjetër në sulm nga ajo në mbrojtje”, u shpreh ‘Apache’.

Real Madrid mposhti Juventusin në Santiago Bernabeu, në xhiron e kaluar me rezultat 2-1. Të dy golat i realizoi Cristiano Ronaldo.