Juventus – Real Madrid, Materazzi zbulon me cilin ekip ishte tifoz në finalen e Ligës së Kampionëve (FOTO)

Marco Materazzi, interesant me përgjigjet e tij.

Sport

30/09/2017 09:27

Marco Materazzi ka bërë të ditur se ishte tifoz i Zinedine Zidane në finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Përkundër përplasjes së tij me francezin në finalen e Kampionatit botëror 2006 mes Francës dhe Italisë, Materazzi ka thënë se u gëzua me fitoren e Zidane dhe “Los Blancos”.

“Isha tifoz me Zidane, Juventusin nuk mundem. Edhe pse do ta kisha duartrokitur në rast se do ta meritonte fitoren”, deklaroi Materazzi për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“I uroj çdo të mirë Zidanes, nuk kam asgjë kundër tij. Më pëlqen edhe familja e tij, gjithmonë në vendin e saj”, u shpreh ai. /Lajmi.net/