Juventus-Real Madrid, lajm i “çmendur” para finales

Reali i Madridit ka marrë, fiks, 44 755 kërkesa për bileta nga tifozët e vet për ndeshjen finale që do të luhet në Kardif, më 3 qershor mes Realit dhe Juventusit.

Sport

18/05/2017 16:45

Klubi “mbretëror”, në fakt, ka në dispozicion, gjithsej, 15 000 bileta dhe zotëruesit e tyre do të përcaktohen me lotari, kurse ata që do të kenë fatin që t’i sigurojnë ato, nuk kanë të drejtë që t’i shesin biletat, ndërkohë që ky klub ka paralajmëruar se ata që do t’i shesin ose do t’i rishesin biletat, do të ndëshkohen.

Megjithëse, më shumë se 30 000 veta nga ata që kanë bërë kërkesa për bileta, do të jenë të detyruar që ta shohin finalen në televizor, ky nuk është interesimi i madh për një finale, ku luan Reali, gjatë viteve të fundit.

Shumë më tepër bileta u kërkuan, kur Reali luajti, në finalen e Lisbonës, në kërkim të titullit të 10-të të Ligës së Kampioneve, më 2014, kur klubi madrilen mori 73 314 kërkesa për bileta, ndërsa, një vit, më vonë, për finalen e Milanos, afro 56 000 kërkesa.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6