Juventus – Real Madrid, a do të thotë kjo se ky ekip do ta fitojë finalen?

Real Madrid mund të konsiderohet favorit për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Sport

11/05/2017 15:25

Juventus-Real Madrid do të jetë finalja e dytë që këto dy skuadra takohen në historinë e Champions Leagues.

Të paktë janë ata që besojnë te triumfi i Juventusit, pasi skuadra bardhezi ka dështuar sëhpesh herë në finale.

Janë plot 8 finale të luajtura nga Juventusi ku skuadra italiane ka arritur të fitojë vetëm 2 trofe, ndërsa në krahun tjetër Real Madrid ka mbërritur 14 herë në finale dhe ka fituar 11 herë këtë kompeticion, transmeton “Albeu.com”.

Një statistikë vërtet e frikshme e “Los Blancos” e cila tregon se sa e vështirë është ta mposhtësh në finale. Pas 19 vitesh, Juventusi do të kërkojë të hakmerret për humbjen 1-0 në finalen e 20 majit të vitit 1998.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6