Juventus prezanton super fanellën e dytë të sezonit 2018/19

Juventus ka prezantuar fanellën e dytë për sezonin e ri.

Sport

21/08/2018 13:35

Juventusi ka zbuluar fanellën e dytë për sezonin 2018-2019 të firmës Adidas, e cila do të përdoret kryesisht në ndeshjet e transfertës.

Bie në sy dizenjimi inovativ, por që karakterizohet nga linjat klasike që i bëjnë homazh të kaluarës së lavdishme të një prej klubeve ikonë në botën e futbollit.

Si gjithmonë, diferencën e bëjnë detajet: shiritat bardhezi në fund të mëngëve, janë tepër elegante, moderne dhe i referohet plot klas traditës së klubet”.