Juventus po synon ta transferojë mbrojtësin e Chelsea

Juventus po synon që gjatë afatit kalimtar të janarit ta transferojë një lojtar nga Chelsea.

Sport

14/01/2019 23:57

“Zonja e vjetër” ka kontaktuar me skuadrën e Chelsea mbi transferimin e mundshëm të Emerson Palmieri, konfirmon “Goal”, transmeton lajmi.net.

Kampionët e Serie A synojnë që këtë transferim ta kryejnë qysh në afatin e janarit. Ata duan ta blejnë kartonin e lojtarit, kurse Leonardo Spinazzolan ta huazojnë t ek Bologna.

24 vjeçari Emerson është paraqitur vetëm shtatë herë në Premierligë që kur u transferua nga Roma.

Marcos Alonso është zgjedhja e parë e Maurizio Sarrit për krahun e majtë të mbrojtjes së “bluve”. /Lajmi.net/