Juventus po ia merr Milanit yllin e madh

Juventus po planifikon që t’i marr edhe një lojtar Milanit.

Merkato

13/11/2018 08:37

Juventus është gati të peshkoj sërish te Milani, por tani për një mesfushorë.

‘Zonja e Vjetër’ është e interesuar në transferimin e Giacomo Bonaventuras, përcjell “lajmi.net”.

Juventus tani ka filluar të bisedoj me Mino Raiolan, që ta bind edhe lojtarin të kaloj në ‘Allianz Stadium’.

Torinasit janë të impresionuar nga loja e Bonaventuras, andaj dëshirojnë transferimin e tij në verën e ardhshme. /Lajmi.net/